Aach
Aach është përroi më i madh në Amriswil, buron ndërmjet Sulgen dhe Riedt dhe rrjedh në Salmsach në liqenin Bodensee".
Abonim i përgjithshëm
Biletat ditore të komunës (GA)
Administrata e financës
Kontabiliteti i ndërmarrjeve të qytetit, administrimi i të hollave publike dhe informacionet për popullsinë mbi faturat vjetore dhe buxhetin formojnë detyrat kryesore të administratës së financës së administratës së qytetit Amriswil. Kontakti: 071 414 11 14, finanzverwaltung @amriswil.ch
Administrata e ndërtimit
Administrata e ndërtimit është përgjegjëse për procedurën e dhënie së lejes dhe realizon dhe mbështet ndërtesat publike, impiantet sportive, rrugët dhe kanalet. Punonjësit ndihmojnë me dëshirë në rast të pyetjeve për planifikimin, pyetjeve ligjore ose tekniko-energjetike. Kontakti: 071 414 11 12, bauverwaltung@amriswil.ch
Administrata e qytetit
Administrata e qytetit Amriswil është vendosur në Shtëpinë e Qytetit në rrugën Arbonerstrasse" nr. 2 dhe ka rreth 50 punonjës. Ka seksionet e mëposhtme: Administrata e ndërtimit, Shërbime për banorët, Administrata e financës, Shërbimet e sigurisë, Shërbimet e sigurimit social, Kancelaria e qytetit und Zyra e taksave. Në Shtëpinë e Qytetit nuk janë të vendosura fushat e administrimit të Shërbimet sociale, Regio Energie Amriswil REA dhe qendra për pleqtë dhe shërbimin APZ. Edhe zyrat kantonale dhe zyrat e rretheve janë të vendosura në hapësira të tjera.
Qyteti Amriswil
Arbonerstrasse 2
Postfach 1681
8580 Amriswil
Telefon 071 414 11 11
Fax 071 414 11 83
E-Mail info@amriswil.ch
www.amriswil.ch
Të hënë deri të mërkurë:
Ora 8 deri 12 dhe
Ora 13.30 deri 17
Të enjte:
Ora 8 deri 12 dhe
Ora 13.30 deri 18
Të premte :
Ora 8 deri 12 dhe
Ora 13.30 deri 16