Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Administrata e shkollës Amriswil
Ardhje/Shpërngulje/Largim
Last

Administrata e shkollës Amriswil

Komuniteti i shkollës popullore Amriswil-Hefenhofen-Sommeri

Administrata kantonale

Administrata kantonale ndodhet në Frauenfeld.

Kontakti dhe oraret e hapjes:

Administrata kantonale
Ndërtesa e qeverisë "Regierungsgebäude"
Postfach
8510 Frauenfeld
Telefon 052 724 11 11
Fax 052 724 29 93
E-Mail verwaltung@tg.ch
www.tg.ch

Të hënë  deri të premte:
Ora 7.45 deri 11.45 dhe
Ora 13.15 deri 17

Aksioni slowUp

Çdo vit në të dielën e fundit të gushtit është Oberthurgau qendra e mobilitetit pa motor. Në Amriswil kthehet parasheshi i sallës Pentorama" në «slowUp-Village» (fshat i ngadalshëm), ku enden qindra çiklistë, skateristë dhe këmbësorë. www.slowup-bodenseeschweiz.ch

Aktivitete

Aktivitete aktuale ju gjeni nën www.amriswil.ch.

Aktivitete

Ju gjeni aktivitete nën www.amriswil.ch.

Alkooli në timon

Shoferët duhet të mënjanojnë alkoolin në timon. Kufiri për mijë në Zvicër është në 0,5.

Almensberg

Fshati i vogël ndërmjet Steinebrunn-it und Hagenwil-it i takon Amriswil-it. Impianti regjional i qitjes Almensberg "RSA"

Amalgeriswilare

Prejardhja e emrit të Amriswil-it është nga alemanët. Qyteti u përmend i dokumentuar për herë të parë në vitin 799. Një kopje e këtij dokumenti është e ekspozuar në muzeun e vendit, origjinali gjendet në bibliotekën e fondacionit të St. Gallen-it. Emri përcakton fshatin e vogël të Amalger-it, i cili dikur themeloi fshatin. Në vitin 1999 Amriswil-i festoi jubileum e 1200-vjetorit.

Amriswil-i në akull Amriswil on Ice
Amriswil-i në akull Amriswil on Ice

Mbi fushën e akullt të hapur në sheshin e tregut Marktplatz" takohen amrisvilianet dhe amrisvilianët përkatësisht në vitet teke në kohën e krishtlindjeve. www.amriswilonice.ch

Ardhje/Shpërngulje/Largim

Shërbime për banorët

Next