Banimi me përkujdesje
Banimi me përkujdesje plotëson format ekzistuese të banimit për njerëz të moshuar në Amriswil. Ky është një shërbim shtesë në kontratën e qirasë të banesave për pleqtë të Lagjeve për Pleqtë të Amriswil-it" (ASA) të qytetit Amreswil. Banimi me përkujdesje drejtohet ndaj njerëzve të moshuar, të cilët edhe në rast të nevojës së pakët për shërbim dëshirojnë të jetojnë të pavarur. Pikësynim është, të ngadalësohet ose të pengohet shpërngulja në një institucion stacionar shërbimi të "Qendrës për Pleqtë dhe Shërbimin" të Amriswil-it (APZ). Kontakti: 071 410 23 43, betreuteswohnen@amriswil.ch Banimi në pleqëri
Banimi në pleqëri
Qendra për pleqtë dhe shërbimin APZ" e qytetit Amriswil dhe banesat për të vjetrit të bashkëngjitura në lagjen për pleqtë në Amriswil "ASA" ofrojnë në një pozicion qendror një ofertë sipas kohës për njerëz të vjetër dhe për ata që kanë nevojë për shërbim. (Kontakt: 071 414 34 34, www.apz-amriswil.ch). Mundësi privatë për banim në pleqëri ofron lagjja për pleqtë në rrugën "Sportplatzstrasse" nr. 5 me oferta shërbimi (www.menegroup.ch) dhe streha për shërbimin e pleqve "Debora AG Oberaach" (www.aph-debora.ch). Spitex Oberthurgau, Organizata "Pro Senectute"
Bari i kalasë Burgbar
Bari i kalasë në bodrumin romantik të mushtit të kështjellës së ujit në Hagenwil është çdo të mërkurë dhe të premten e parë të muajit i hapur që nga ora 20. Të premteve zhvillohen atje koncerte dhe aktivitete të tjera. www.burgbar.com (Dalje për dëfrim)
Bari Vollmund
Gjithmonë kur është hëna e plotë takohen amriswiljane dhe amriswiljanë në natyrë para forumit të kulturës në bari Vollmondbar". Programin ju e gjeni nën www.vollmondbar-amriswil.ch.
Bashkësia e interesave për arsimimin e të rriturve në Amriswil (IGEA)
Që prej më tepër se 20 vjet organizon IGEA" mbrëmje me referate dhe kurse për të rritur si dhe pasaportën e pushimeve për fëmijë. Informacione dhe kontakt: 071 411 59 75.
Biblioteka
Biblioteka dhe ludoteka Amriswil janë të organizuara si shoqata dhe kanë hyrë me qira në forumin kulturor "Kulturforum Amriswil" në rrugën "Bahnhofstrasse" nr. 22. Shoqata mbështetet nga qyteti financiarisht. Oferta e shumëllojshme e mediave ju qëndron e hapur banoreve dhe banorëve të komunës. Oraret e hapjes dhe oferta dixhitale ju i gjeni në www.bibliothek-amriswil.ch.