Biessenhofen
Në vitin 1979 komuna e vendit Biessenhofen në perëndim të Amriswil-it ju bashkua komunës politike të Amriswil-it .
Biletat ditore të komunës (GA)
Qyteti Amriswil ofron abonime gjeneralë për SBB (bileta ditore të komunës) të klasës së dytë për 48 Franga. Ato janë të vlefshme në ditën e printimit mbi të dhe mundësojnë udhëtim e lirë në të gjitha linjat e SBB dhe makinat e postës si dhe me mjetet e tjera të qarkullimit. Ju mund t'i rezervoni biletat ditore me telefon ose në internet. Telefon 071 414 11 11, www.amriswil.ch
Billag (Organi zviceran për grumbullimin e taksave të radios dhe televizorit)
Kush do që të kapë programe të radios dhe të televizionit, duhet të njoftohet tek Billag". Kush nuk e bën këtë, mund të dënohet. Si aparate kapjeje vlejnë të gjithë aparatet, të cilët janë të përshtatshëm për kapjen private ose profesionale të programeve të radios dhe televizorit. Kontakti: 0844 834 834, www.billag.ch Televizori kabllor
Blerja
Buletin lajmesh
Kancelaria e qytetitdërgon rregullisht buletinin elektronik të lajmeve me informacione për zgjedhjet dhe votimet si dhe programin e sallës "Pentorama". Regjistrime: me E-Mail në info@amriswil.ch
Bursa e skive
Klubi i skive të Amriswil-it organizon përkatësisht në nëntor një bursë për skitë në palestrën Egelmoos". www.skiclub-amriswil.ch
Bursa e veshjeve për fëmijë
Në mars dhe në shtator kryhet bursa e veshjeve për fëmijë e vendit të takimit për familjet në sallën "Pentorama" . Kontakti: 071 411 14 42
Bursa për biçikletat
Në bodrumin e biçikletave të ndërtesës së shkollës së shkallës së lartë Egelmoos në Amriswil zhvillohet në pranverë një bursë për biçikleta, organizuar nga shoqata e biçikletave dhe e motorëve Amriswil (RMV). www.rmv-amriswil.ch
Çerdhe fëmijësh
Shtëpia e fëmijëve pleshti "Floh"