Dalja për dëfrim
Bari "Burgbar", Forumi kulturor "Kulturforum Amriswil", Salla "Pentorama", Impianti për sport dhe kohë të lirë 1001 "Sport- und Freizeitanlage 1001", Klubi "Basement", Bari "Vollmondbar"
Dhënia me qira e hapësirave
Dhoma e vjetërinave
Shoqata e dobishme e grave të Amriswil-it ushtron në rrugën "Alleestrasse" nr. 11a një dhomë vjetërinash dhe shet libra të leverdishëm, enë, sende për përdorim, veshje, mobilie të vogla, etj.
Të enjte:
Ora 15 deri 19
Të shtunën e parë në muaji: Ora 9 deri 12
Pranimi bëhet vetëm në oraret e hapjes.
Dino Larese
Autori amriswiljan dhe qytetar nderi Dino Larese (1914 – 2001) çmohet si një nga krijuesit më të rëndësishëm të zonës së liqenit Bodensee". Ai punonte nga viti 1936 deri në vitin 1980 si mësues i shkollës primare në Amriswil. Krahas punës ai ishte drejtues i programit të shoqërisë së radios zvicerane të lindjes nga viti 1949 deri në vitin 1962. Përveç kësaj ai ishte anëtar korrespondues i Akademisë Gjermane për Literaturë për të Rinjtë dhe zëvendëspresident i Teatrit për Fëmijë dhe për të Rritur të Salzburg-ut. Larese krijoi dhe zhvillonte mbledhjet e Akademisë së Amriswil-it, në të cilat ndër të tjerë morën pjesë edhe Thomas Mann, Martin Heidegger apo Carl Orff.
Ditët e festave
Ditë feste zyrtare në Amriswil janë: Viti i Ri (1 janar), dita e Berchtold-it (2 janar), e premtja e zezë, e hëna e Pashkëve, 1 maji, Fluturimi i Krishtit, e hëna e Rrëshajave, 1 gushti (dita e festës kombëtare) si dhe Krishtlindja dhe dita e Stefanit (25/26 dhjetor). Këto ditë janë pushim në punë dhe në shkollë. Dyqanet, me përjashtime të vogla, janë të mbyllura.