Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Gjykatësi i paqes dhe Zyra e përmbarimit
Grupi i planifikimit regjional në Oberthurgau
Last

Gjykatësi i paqes dhe Zyra e përmbarimit

Në detyrat e gjykatësit të paqes bën pjesë edhe pajtimi i zënieve në çështjet e vogla penale ose të zënieve ndërmjet komshinjve. Zyra e përmbarimit është autoriteti, i cili sipas së drejtës zvicerane, është përgjegjës për kryerjen e përmbarimeve . Krahas kësaj Zyra e përmbarimit mban gjithashtu regjistra të ndryshëm dhe lëshon ekstrakte. Shpesh herë nevojitet ekstrakti i regjistrit të përmbarimit.

Kontakti dhe oraret e hapjes:

Gjykatësi i paqes
Bahnhofstrasse 3
8590 Romanshorn
Tel. 058 345 14 30
Fax 058 345 16 71
friedensrichteramt.
romanshorn@tg.ch


Zyra e përmbarimit 
Bahnhofstrasse 3
8590 Romanshorn
Tel. 058 345 16 70
Fax 058 345 16 71
betreibungsamt.
romanshorn@tg.ch


Të hënë deri të premte:
Ora 8 deri 11.30 dhe
Ora 13.30 deri 17
Të enjte:
Ora 13.30 deri 18 

Grumbullimi i letrës së vjetër

Shkollat dhe shoqatat e Amriswil-it mbledhin shtatë herë në vit letër të vjetër dhe e marrin letrën e lidhur në gjithë zonën e komunës (Hagenwil dhe Räuchlisberg vetëm dy herë). Mbeturinat

Grupi i lojës i Amriswil-it

Fëmijë ndërmjet moshës tre dhe pesë vjet mund të vizitojnë grupin e lojës si një ofertë parashkollore. Grupe të ndryshme janë të vendosura në ndërtesën e shkollës dhe në pavioninRäuchlisberg. Përveç kësaj ofrohen grupe loje të pyllit dhe të fermave. Për fëmijë, të cilët nuk janë të regjistruar në grupin e lojës, shkolla këshillon pjesëmarrjen në projektin "Fit in den Kindergarten" (në formë për të shkuar në kopsht). www.spielgruppeamriswil.ch

Grupi i planifikimit regjional në Oberthurgau

Bashkimi i 13 komunave nxit identitetin regjional dhe vetëbesimin. Në qendër janë masat për zhvillimin regjional dhe marketingu regjional. Në grupin e planifikimit regjional bëjnë pjesë komunat Amriswil, Arbon, Dozwil, Egnach, Hefenhofen, Horn, Kesswil, Roggwil, Romanshorn, Salmsach, Sommeri, Steinach SG dhe Uttwil.

Next