Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Impiantet sportive
Interneti
Last

Impiantet sportive

Amriswil-i disponon një infrastrukturë moderne në natyrë. Përveç kësaj ka dy palestra trefishe(impiantin sportiv "Tellenfeld", sallën e sportit "Oberfeld") si dhe një pishinë atraktive me një impiant të bukur të gjelbër, një impiant minigolfi dhe sheshe tenisi.

Impianti i minigolfit
Impianti i minigolfit

Direkt ngjitur me pishinën në Amriswil gjendet një impiant minigolfi.

Kontakti:

Klubi i minigolfit
Lëndina "Kilbwiesen"
8580 Amriswil
Telefon 071 411 37 48
Nëse nuk përgjigjet njeri,
pishina në Amriswil:
Telefon 071 411 30 67

Impianti i pastrimit të ujërave të zeza (ARA) Moos

Për pastrimin e e ujërave të zeza është përgjegjëse Lidhja për ujërat e zeza Aachtal", e cila ushtron" ARA" Moos në zonën e komunës Hefenhofer .

Impianti për sport dhe kohë të lirë 1001
Impianti për sport dhe kohë të lirë 1001

Në impiantin për sport dhe kohë të lirë 1001 sportistët gjejnë dy sheshe tenisi dhe katër fusha badmintoni. Oferta e kohës së lirë përfshin përveç kësaj korsi për bowling, tavolina bilardoje si dhe lojëra zbavitëse, ndër to lojën «Tschüttelikasten», lojën Flipper", lojën "E-Dart" ose lojën "Air-Hockey". Ka oferta speciale për fëmijë dhe nxënës deri në 20 vjet si dhe për familje dhe shoqata. www.sport1001.ch

Impianti regjional i qitjes Almensberg RSA

Shoqata të ndryshme regjionale për qitje përdorin impiantin në lindje të Amriswil-it. Ai disponon sisteme për armë të shkurtra dhe të gjata (300 metra, 50 metra dhe 25 metra) dhe një sallë të madhe, sallën "Schützenstube", të cilën ju mund ta merrni me qira edhe për aktivitete.

Impianti sportiv Tellenfeld
Impianti sportiv Tellenfeld

Në impiantin sportiv Tellenfeld" bëjnë pjesë një palestër trefishe, sheshe jashtë, katër fusha volejbolli plazhi, një rrugë sportive "Finnenbahn" dhe një shesh me shumë funksione. Impiantet mund të merren me qira tek kancelaria e qytetit .

Interneti

Qytetin Amriswil dhe shumë firma dhe shoqata i gjen secili në internet. Kush ka nevojë për hyrje në internet dhe për telefon, gjen lidhje tek Regio Energie Amriswil (REA).

Next