Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Kafshë
Kërcimet e pashkëve
Last
K

Kafshë

Qenër, Heqja e kufomave të kafshëve, Shoqata e mbrojtjes së kafshëve

Kancelaria e qytetit

Kancelaria e qytetit formon hallka ndërmjetës midis këshillit të qytetit dhe administratës së qytetit. Në këtë seksion parapërgatiten punët e këshillit të qytetit dhe të autoriteteve dhe komisioneve, përpilohen protokollet dhe vihen në jetë vendimet respektivisht transferohen për në seksionet përgjegjëse. Kancelaria e qytetit organizon zgjedhjet dhe votimet, është përgjegjëse për lejimin si dhe për rezervimin esallës "Pentorama", sheshit të tregut "Marktplatz" ose të impianteve sportive. Kontakti: 071 414 12 32, info@amriswil.ch

Kantoni Thurgau

Thurgau është një nga 26 kantonet në Zvicër. Kryeqyteti dhe selia e qeverisë është Frauenfeld. Në një sipërfaqe prej 991 kilometra katrore jeton rreth 270 000 banore dhe banorë. Amriswil-i është qyteti i katërt nga madhësia në kantonin Thurgau dhe ndodhet në Thurgau-en e sipërm (Oberthurgau). Emrin e tij kantoni ja detyron lumit Thur, i cili e përshkon atë nga juglindja për në veriperëndim. Në Zvicër Thurgau quhet në mënyrë popullore edhe Mostindien. Administrata kantonale

Karta e identitetit

Shërbime për banorët

Kartolina

Sporteli i informacionit në Shtëpinë e Qytetit dhe libraria Häderli, Geschenk Art, Amritronic shesin kartolina të gjërave me vlerë shikimi të qytetit Amriswil.

Këneta Hudelmoos
Këneta Hudelmoos

Këneta Hudelmoos" është një nga kënetat më të rëndësishme të larta në Zvicër dhe ndodhet tre kilometra në jug të Amriswil-it ndërmjet Amriswil-it dhe und Zihlschlacht-it. Shumë lloje kafshësh dhe bimësh të rralla janë të vendosura në kënetën "Hudelmoos". Zona e hipizmit e cila sot përfshin rreth 30 hektarë u vendos në vitin 1933 nën mbrojtje të natyrës dhe është sot në shkallën e një peizazhi me rëndësi kombëtare.

Kërcimet e pashkëve
Kërcimet e pashkëve

Çdo vit për pashkët kalorësit maten në aktivitetet tradicionale sportive me kalë të kërcimeve të pashkëve në Amriswil në impiantin sportiv "Tellenfeld". www.osterspringen.ch

Next