Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Komisionet
Komuniteti i kishës evangjeliste Amriswil-Sommeri
Last

Komisionet

Anëtarët e këshillit të qytetit dhe banore dhe banorë të tjerë zënë vend në rreth 30 komisione. Përveç kësaj këshilltarët e qytetit përfaqësojnë qytetin e Amriswil-it në shumë lidhje me qëllime të caktuara dhe fondacione mbiregjionale. Një pamje të përgjithshme mbi të gjithë komisionet siguron faqja e internetit www.amriswil.ch.

Komisioni i rinisë Amriswil (Juko)

Juko" punon me porosi të komunës politike. Ajo përbëhet nga anëtarë të këshillit të qytetit, një përfaqësues i vendit të specializuar për punën me të rinjtë "Yoyo", nxënëse dhe nxënës nga shkolla primare, sekondare dhe nga ajo e mesme si dhe përfaqësues të nxënësve për mësim profesioni. "Juko" ndërlidh vende private dhe zyrtare në fushën e nxitjes së të rinjve dhe fëmijëve, këshillon kërkesat për financimin e projekteve për të rinjtë, diskuton problemet që qëndrojnë, nxit dhe inicion projekte nga të rinjtë dhe përmirëson të drejtën e bashkëvendosjes së fëmijëve dhe të rinjve në Amriswil.

Komuna politike Amriswil

Qyteti Amriswil

Komuniteti i kishës evangjeliste Amriswil-Sommeri

Kisha evangjeliste është një nga të dyja kishat e vendit e Zvicrës (krahas kishës katolike). Në komunitetin e kishës evangjeliste Amriswil-Sommeri bëjnë pjesë 5000 anëtarë. Zona e saj përfshin qytetitn Amriswil me fshatrat dhe pjesët e fshatrave rreth e rrotull Engishofen, Hefenhofen, Kümmertshausen, Sommeri dhe pjesë të Muolen. Krahas kishës në Amriswil, në zonën e komunitetit ndodhet edhe një shtëpi tjetër zoti në Oberaach. Kisha në Sommeri është e barabartë dhe përdoret edhe nga komuniteti katolik i kishës së Sommeri-t. www.evang-amriswil.ch

Next