Kopshte për fëmijë
Në rast të mbarimit të vitit të katërt të jetës deri më 31 korrik duhet të vizitohet që në fillim të vitit të ri shkollor kopshti dyvjeçar për fëmijë. Në Amriswil ka kopshtet e mëposhtme: Egelmoos, Hagenwil, Hemmerswil, Hölzli, Mühlebach, Oberaach, Oberfeld, Obstgarten, Nordstrasse dhe Park. Në komunitetin e shkollës popullore bëjnë pjesë edhe kopshtet për fëmijë të Hefenhofen-it dhe të Sommeri-t. Komuniteti i shkollës popullore Amriswil-Hefenhofen-Sommeri
Kopshtet e vegjël
Në afërsi të pyllit Leimatwaldes" qyteti i Amriswil-it jep me qira në banorë dhe banore 127 kopshte të vegjël. Ekziston një liste pritjeje. Marrja me qira kryhet nëpërmjet të shërbimeve të sigurisë.
Krosi Amriswiler City-Run
Të shtunën e parë në shtator grumbullohen në sheshin e tregut Marktplatz" të gjithë të pasionuarit e vrapimit për krosin "Amriswiler City-Run". www.city-run.ch
Kulla e soditjes së panoramës
Lidhja e biznesit Amriswil ka ndërtuar në vitin 2011, me rastin e 100-vjetorit të saj të ekzistencës, një kullë 20 metra të lartë dhe për soditjeje të panoramës në zonën "Schollenberg" në jug të Amriswil-it. www.gewerbeturm.ch
Kulla e vëzhgimit Burgstock
Në rrugën për ecjen më këmbë nga pellgjet e Biessenhofer-it përnë Schocherswil të çon një shkallë e fshehur për në kullën e vëzhgimit "Burgstock", ku nga viti 1100 deri në vitin 1200 të erës së re qëndronte një ndërtim mesjetar i lartë për mbrojtje. Sot ndodhet në kullën e vëzhgimit "Burgstock" një vend zjarri. Nga viti 1963 deri në vitin 1972 u zhvilluan në kullën e vëzhgimit "Burgstock" gërmime arkeologjike. Sendi më i rëndësishëm i gjetur atje, krahas disa maja shigjetash dhe copave të thyera prej qeramike, është një shkallare hekuri.
Kupon taksash
Kurse gjermanishteje
Njohuritë e gjermanishtes janë të domosdoshme për jetën e përditshme dhe po ashtu të rëndësishme, në rast të një marrje të mundshme nënshtetësie, për të gjithë anëtarët e familjes. Në Amriswil ofrohen çdo vit nga "HEKS in-fra", organizata bamirëse e kishës evangjeliste në Zvicër (HEKS), kurse gjermanishteje për gratë. www.heks.ch