Kurset për makinat në Oberthurgau (AOT)
Kursi për edukimin e qenve
Mbajtës qensh në Zvicër duhet të parashtrojnë një vërtetim të detyrueshëm kompetence (SKN) dhe për këtë të vizitojnë me qenin e tyre një kurs për edukim. Shoqata kinologjike e Amriswil-it dhe rrethinave ofron një kurs të tillë. www.hundesport-amriswil.ch
Leja e qëndrimit
Kush punon gjatë qëndrimit të tij në Zvicër ose qëndron më tepër se tre muaj në Zvicër, ka nevojë për një lejë qëndrimi. Kjo jepet nga autoritetet kantonale të migracionit. Bëhet dallimi ndërmjet qëndrimit të shkurtër - (më pak se 1 vit), lejes së qëndrimit - ( të kufizuar) dhe lejes së qëndrimit të përhershëm,(të pakufizuar).
Lidhja për ngrohjen Egelmoos
Qyteti e përuroi projektin për ngrohje nga larg në vitin 2008. Lidhja për ngrohje Egelmoos furnizon ndërtesat më të mëdha publike dhe private në zonën Egelmoos me energji ripërtëritëse nga lënda djegëse lokale e drurit. Regio Energie Amriswil
Lindjet
Lindjet e kryera në spital i njoftohen direkt gjendjes civile përkatëse të qarkut Arbon nga administrata e spitalit. Nëse ka lindur fëmija në shtëpi, prindërit duhet ta regjistrojnë brenda tre ditësh personalisht në gjendjen civile. Gjendja civile lajmëron vendet e prejardhjes ose konsullatat përkatëse, nëse ekzistojnë kontrata shtetërore përkatëse.
Lojërat festive të kështjellës në Hagenwil
Në gusht zhvillohen në kështjellën e ujit Hagenwil përkatësisht gjatë disa javëve lojërat festive të kështjellës. Pjesët për të rritur dhe fëmijë në një ambient të veçantë në kështjellë gëzojnë një popullaritet të madh. www.schlossfestspiele-hagenwil.ch
Ludoteka
Ludoteka në rrugën Bahnhofstrasse" nr. 22 në Amriswil jep me qira rreth 2'560 lojë dhe sende lojërash tek të mëdhenjtë dhe të vegjlit. Në mbrëmjen e të mërkurës së parë të muajit zhvillohet një mbrëmje loje për të rriturit. Biblioteka