Marrja e nënshtetësisë
Kush jeton që prej dymbëdhjetë vitesh në Zvicër, që prej gjashtë vitesh në kantonin Thurgau dhe që prej tre vitesh në Amriswil, mund të bëjë një kërkesë në Amriswil për marrjen e nënshtetësisë. Njohja me zakonet e jetës dhe të gjuhës zvicerane dhe marrja parasysh e sistemit ligjor vlejnë si kushte paraprake të detyrueshme. Informacione të tjera japin shërbimet për banorët në Shtëpinë e Qytetit në zyrën nr. 2. Pasaporta
Martesa
Mbeturinat
Mbeturinat shtëpiake duhet të vendosen në qeset e mbeturinave. Këto ju i vendosni të gatshme për transport në vendet e grumbullimit të shënuara me ngjyrë blu. Për të gjitha qeset jo zyrtare për mbeturinat ka nevojë përkupona taksash. Letrën dhe kartonin ju e mblidhni më vete. Kur grumbullohen letrat e vjetra ato do të merren. Qelq i vjetër, kanoçe, metal ose vaj i vjetër deponohen në vendet e heqjes për to. Hollësi dhe termina ju gjeni në fletëshpjegimin «Kalendari për mbeturinat». Ju lutemi vendosni mbeturinat gjithmonë gati vetëm në ditën e grumbullimit.
Mbledhja e komunës
Përkatësisht në dhjetor kryhet mbledhja e komunës në sallën "Pentorama" . Në mbledhjen e komunës diskutojnë ata që kanë të drejtën e votës mbi projekte dhe propozime. Ata mund të paraqitin gjatë mbledhjes kërkesa dhe të votojnë. Përveç kësaj mbledhja vendos mbi marrjet e nënshtetësisë.
Mbrojtja civile
Mediat
Në Amriswil ofrohen mediat e mëposhtme regjionale: Gazeta Thurgauer Zeitung" www.thurgauerzeitung.ch, gazeta "Oberthurgauer Nachrichten" www.obna.ch,shpallje www.anzeiger.biz, radiostacioni "Radio FM1" www.radiofm1.ch,radiostacioni "Radio Top" www.toponline.ch, stacioni televiziv "Tele Top" www.teletop.ch,stacioni televiziv "Tele D" www.tele-d.ch, stacioni televiziv "Tele Ostschweiz" www.tvo-online.ch dhe gazeta "amriswil aktuell".
Mediat sociale Social Media
Administrata e qytetit kryen dialogë me popullsinë nëpërmjet "Facebook" dhe "Twitter". www.amriswil.ch