Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Mostindien
Muzeu i shkollës Mühlebach
Last

Mostindien

Në Zvicër kantoni Thurgau quhet në mënyrë popullore edhe Mostindien. Pjesa përbërëse «Most» jepet nga vetia si një zonë për kultivimin e mollëve, ndërsa lidhja me Indinë vjen nga kjo, se forma e kantonit i përngjan asaj të Indisë. Në të vërtetë ky emër mbështetet mbi atë të Oberthurgau" ku që në mesjetën e vonët kishte kopshte të zgjeruar me dru frutorë (mollë dhe dardha) dhe veçanërisht u prodhua musht ose lëng.

Motocross
Motocross

Në fund të shtatorit klubi sportiv i automobilave dhe motorëve në Oberthurgau AMCO" organizon motocross-in ndërkombëtar në zonën «in der Bürglen» nëSchocherswil. Shpesh zhvillohet në Amriswil gara përfundimtare e kampionatit evropian në kategorinë e koshit të motoçikletave. www.s-a-m.ch/amriswil

Mundësi për blerje

Qendra dytë më e madhe për blerje e kantonit Thurgau është Amriville në rrugicën e kishës "Kirchstrasse". Në rrugën "Bahnhofstrasse" ju gjeni shumë tregtarë detalesh. Në zonën industriale Schrofen jashtë qendrës, në perëndim të qytetit ka mundësi të mëtejshme për blerje.

Muni" i Amriswil-it

Plastika prej bronzi e skulptorit frauenfelderan Otto Schilt e vitit 1934 qëndron krahas Shtëpisë së Qytetit dhe është një simbol i Amriswil-it.

Muzetë

Shtëpia "Bohlenständer" në Schrofen, Koleksioni i karrocave- Sallamann, Muzeu i vendit, Muzeu i shkollës

Muzeu i shkollës Mühlebach
Muzeu i shkollës Mühlebach

Që në vitin 1999 ka në Zvicër një muze shkolle. Ai është i vendosur në një shtëpi-shkollë të vitit 1846 në Amriswil dhe zotëron një ekspozitë të përhershme, tregon ekspozita të veçanta si dhe të ndryshueshme dhe ofron, në rast të regjistrimit më parë, udhëheqje për grupe dhe shkolla. Oraret e hapjes: Të mërkurë dhe të diel, ora 14 deri 17. Oferta për shkolla nën www.schulmuseum.ch. Muzetë

Next