Muzeu i vendit
Në vitin 1988 një grup prej katër amreswiljanësh nisi në shtëpinë e vjetër të priftit në rrugën "Bahnhofstrasse" një muze vendi me 120 sende. www.ortsmuseum-amriswil.ch. Që prej viti 2008 muzeu është vendosur në hapësirat e dikurshme të fabrikës "ISA Sallmann AG" në rrugën "Palmensteg" dhe disponon më tepër se 3000 eksponate. Muzetë
Muzeu i vendit Amriswil
c/o Kancelaria e qytetit Amriswil
Arbonerstrasse 2
Postfach 1681
8580 Amriswil
Telefon 071 414 12 39
Fax 071 414 11 83
E-Mail info@amriswil.ch
Muzeu i vendit është çdo të diel të parë në muaj (përveç janarit dhe gushtit) nga ora 14 deri në orën 17 i hapur ö. Grupe janë të mirëpritura edhe jashtë kësaj kohe. Hyrja është falas. (E diela e muzeut)
Muzikë
Shkolla e muzikës për të rinjtë në Amriswil (JMSA) ofron kurse për instrumente pa numër dhe organizon ansamble të ndryshme dhe grupe kërcimi. Mundësi të tjera ofrojnë koret e kishave katolike dhe evangjeliste si dhe filarmonia e qytetit Amriswil.
Nata e agjërimit
Nata amriswiljane e agjërimit, e organizuar nga shoqata mufu Narrengesellschaft muggäfurz", ngjitet në tribunë dhjetë ditë pas së mërkurës së hirit. Krahas parakalimit të madh festiv të natës së agjërimit dhe të koncertit të përbindëshit të diel, zhvillohen ballo me maska për fëmijë dhe të rritur në sallën "Pentorama". www.mufu.ch
Ndërtesa e komunitetit kishtar
Në kishën më të vjetër të Amriswil-it është vendosur ndërtesa e sotme e komunitetit kishtar evangjelist. Në vitin 1892, si pasojë e rritjes së madhe të popullsisë, ajo u zëvendësua nga kisha neogotike në rrugën Weinfelderstrasse". Sot kryhen në ndërtesën e komunitetit kishtar aktivitete të ndryshme. Komuniteti kishtar evangjelist në Amriswil
Ndërtimi
Administrata e ndërtimit të qytetit është vendi i kontaktimit për të gjitha pyetjet për ndërtimin. Për ngritjen e ndërtesave është e nevojshme një lejë ndërtimi. Në faqen e internetit të qytetit ju gjeni oferta për truall ndërtimi. www.amriswil.ch