Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Organizata bamirëse e kishës evangjeliste në Zvicër (HEKS)
Papunësia
Last

Organizata bamirëse e kishës evangjeliste në Zvicër (HEKS)

Në programet dhe projektet e pikës regjionale bën pjesë HEKS in-fra" (integrim për gra dhe fëmijë, kurse të gjermanishtes), "HEKS tg job" (punë dhe integrim, "Velowerkstatt") ose "HEKS Visite" (shërbime vullnetare në kuadrin e ndihmës sociale). Pika regjionale e Zvicrës lindore të HEKS gjendet në rrugën "Weinfelderstrasse" nr. 15 në Amriswil. www.heks.ch

Organizata Pro Infirmis

Pro Infirmis është organizata më e madhe e specializuar në Zvicër për njerëz me aftësi të kufizuara. Ajo këshillon dhe mbështet njerëz me aftësi të kufizuara mendore, trupore dhe psikike si dhe të afërmit e tyre. Vendi i këshillimit të Amriswil-it gjendet në rrugën "Kirchstrasse" nr. 25. www.proinfirmis.ch

Organizata Pro Senectute

Organizata "Pro Senectute" Thurgau angazhohet për njerëzit e moshuar. Këshilluesit ndihmojnë në rast të sigurimit të ekzistencës, mundësojnë mbajtjen e vetëveprimit, japin udhëzime për vetëndihmë dhe nxitin integrimin shoqëror. Vendi për këshillim në Amriswil i organizatës "Pro Senectute" gjendet në lagjen për pleqtë të Amriswil-it "ASA". www.tg.pro-senectute.ch

Kontakti dhe oraret e hapjes:

Egelmoosstrasse 6
8580 Amriswil
Telefon 071 410 28 88
Fax 071 410 28 87

Të martë deri të premte:
Këshillime sipas
marrëveshjes

P

Pajtimi i qiramarrësve

Autoriteti i pajtimit

Palestrat

Për dhënien me qira të impiantit sportiv "Tellenfeld" dhe të sallës së sportit "Oberfeld" është përgjegjëse për në fund të javës kancelaria e qytetit , për ditët e javës administrata e shkollës (komuniteti i shkollës popullore Amriswil-Hefenhofen-Sommeri). Palestrat e vogla i jep me qira pa përjashtim administrata e shkollës.

Papunësia

Pas një pushimi nga puna ose në rast falimentimi zyra e punës është vendi i parë ku shkojnë të prekurit.

Next