Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Qentë
Qyteti partner Radolfzell
Last

Qentë

Mbajtja e qenve është me detyrim pagese dhe një vizitë e vërtetuar e një kursi për edukimin e qenve është e paracaktuar. Taksa e qenve përdoret për infrastrukturën e nevojshme të qytetit të Amriswill-it. Ajo është për qenin e parë 80 Franga në vit dhe për çdo qen të mëtejshëm në të njëjtën ekonomi shtëpiake 130 Franga. Kontakti: Vendi i kontrollimit të qenve në Amriswil, Shtëpia e Qytetit, zyra nr. 2, 071 414 11 11.

Qytet i energjisë

Çmimi qytet i energjisë është një vërtetim i arritjeve për fü komunat, të cilat parajetojnë dhe vënë në jetë një politikë energjie të qëndrueshme. Qytetet e ä energjisë nxisin fö energji ripërtëritëse, mobilitet ä të pajtueshëm ä me mjedisin dhe përdorin me efikasitet rezervat. Komuna 2000-Watt-Amriswil 
www.energiestadt.ch

Qytetar nderit

Personave të mëposhtëm iu dha e drejta e qytetarit të nderit të Amriswiler-it deri në vitin 2012: Dino Larese, Margrit Häfeli (mbrojtëse e natyrës), Ernst Bühler (ish president i komunës), Irène und André Manz (krijues) dhe Peter Kummer (ish president i komunës).

Qyteti i Amriswil-it

Që prej viti 2005 komuna e Amriswil-it quhet zyrtarisht qyteti i Amriswil-it. Zona e qytetit përfshin rajonet Amriswil, Biessenhofen, Hagenwil, Oberaach, Räuchlisberg dhe Schocherswil. Amriswil-i ka një sipërfaqe prej 19,1 kilometra katrore dhe rreth 13'500 banore dhe banorë. Kuota e të huajve është 30 përqind. Amriswil-i u përmend nën emrin Amalgeriswilare dokumentuar për herë të parë në vitin 799. Qyteti politikisht bën pjesë në qarkun e Arbon-it dhe është qyteti i katërt nga madhësia në kantonin Thurgau.

Qyteti partner Radolfzell

Qyteti gjerman i liqenit Bodensee" Radolfzell është që nga viti 1999 qytet partner i Amriswil-it. Me rastin e festës së 1200 vjetorit të Amriswil-it kryetari i parë i bashkisë Günther Neurohr dhe presidenti i qytetit Peter Kummer (qytetar nderi) vulosën zyrtarisht lidhjet miqësore që zgjatnin kaq gjatë. Për shkak të patronazhit vizitonin në vitet e pasluftës shumë fëmijë nga Radolfzelli familje në Amriswil. Njëkohësisht dërgonin amriswiljanët rregullisht paketa me sende ushqimore, materiale saniteti ose medikamente në anën tjetër të brigjeve të liqenit. Deri më sot të dy autoritet përkujdesen për një shkëmbim të rregullt dhe vizitojnë çdo vit njëri-tjetrin.

Next