Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Shërbime për banorët
Shërbimet e sigurisë
Last

Shërbime për banorët

Shërbimet për banorët mbajnë regjistrin për banorët. Ky jep informacion mbi të dhënat personale të të gjithë banoreve dhe banorëve dhe mbi gjendjen e popullsisë. Shërbimet e banorëve lëshojnë letërnjoftimet dhe vërtetimet e mëposhtme: Kërkesa për karta identiteti, letërnjoftime vendlindjeje, letërnjoftime për vendbanimin, dëshmi sjelljeje dhe dëshmi për aftësinë e të vepruarit. Përveç kësaj shërbimet për banorët rregullojnë, në bashkëpunim me zyrën kantonale të migracionit lejen e qëndrimit të nënshtetasve të huaj. Gjithashtu në këtë seksion bën pjesë puna e varrimeve (varrimi). Kontakti: 071 414 11 13, einwohnerdienste@amriswil.ch

Shërbimet e sigurimit social

Shërbimet e sigurimit social janë hallka ndërmjetës e administratës së qytetit Amriswil me veprimtaritë e sigurimeve sociale në Zvicër. Në qendër qëndron këshillimi dhe sqarimi për të drejtën e tërheqjes të sigurimeve sociale si AHV, IV, EL të sigurimit për papunësi ALV (Zyra e punës). Gjithashtu tek shërbimet e sigurimit social bën pjesë vendi i kontrollimit të arkave të sigurimit shëndetësor. Kontakti: 071 414 12 16, sozialversicherungsdienste@ amriswil.ch

Shërbimet e sigurisë

Shërbimet e sigurisë të administratës së qytetit janë përgjegjëse për pikën e mbështetjes së zjarrfikëseve (zjarrfikësja), për mbrojtjen civile dhe për mbrojtjen civile të ndërtimeve . Zjarrfikësja dhe mbrojtja civile qëndrojnë në shërbim në rast të rasteve emergjente. Mbrojtja civile e ndërtimeve është përgjegjëse për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e impianteve për mbrojtjen civile. Më tej mbikëqyrin shërbimet e sigurisë qarkullimin në qetësi, kryejnë marrjet në dorëzim të banesave, bëjnë kontrolle në biznesin me vizitorë dhe përfundojnë detyra në bashkëlidhje me ligjin për qentë. Përfundimisht bien edhe kontrollet për ligjin e përpunimit të mbeturinave si dhe planifikimi i shërbimit të patrullës për qentë në përgjegjësinë e tyre. sicherheitsdienste@ amriswil.ch

Next