Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Shërbimet sociale
Shkolla e notit e Amriswil-it
Last

Shërbimet sociale

Shërbimet socialeadministratës së qytetit Amriswil këshillojnë dhe mbështetin njerëzit në situata emergjente nga ana financiare ose me shërbime të tjera. Të drejtë për ndihmë kanë të gjithë personat banues në qytetin Amriswil pa marrë parasysh shkaqet e situatës së tyre emergjente. Synimi i ndihmës sociale është, të rivendoset dhe të nxitet pavarësia sociale. Për këtë sqarohet, ku qëndron situata emergjente dhe kërkohen zgjidhje së bashku me personat që kërkojnë ndihmë. Kontakti: 071 414 12 21, sozialamt@amriswil.ch

Shërbimi i shpëtimit në Amriswil

Në pikën e mbështetjes Amriswil, shërbimi i shpëtimit të spitalit të kantonit Münsterlingen ka në përdorim dy automjete shpëtimi. Numri i telefonit të emergjencës 144

Shërbimi për ushqimin

Qendra për pleqtë dhe për shërbimin e Amriswil-it, në bashkëpunim me shoqatën e dobishme për të gjithë të grave të Amriswil-it, ofron një shërbim për ushqim. 

Sheshet e tenisit

Klubi "Tennis-Club Amriswil" ushtron në rrugën "Breitenaachstrasse" një impiant tenisi. Sheshe të mbuluar tenisi disponon Impianti për sport dhe kohë të lirë 1001 "Sport- und Freizeitanlage 1001".

Sheshi i tregut Marktplatz

Në sheshin e tregut Marktplatz" në qendër të Amriswil-it zhvillohen tregje dhe aktivitete të ndryshme. Sheshi mund të merret me qira për aktivitete në kancelarinë e qytetit.

Sheshi Radolfzellerplatz

Shatërvani "Spoerlé-Brunnen", Impiantet e parqeve

Shkolla e muzikës për të rinjtë Amriswil (JMSA)

Shkolla e muzikës për të rinjtë iu mundëson fëmijëve dhe të rinjve një formim të plotë muzikor me kondita të favorshme. Mësues specialistë të kualifikuar muzike japin mësim dhe nxitin marrjen me muzikë në orkestra dhe banda.

Kontakti:

"JMSA" Shkolla e muzikës për të rinjtë Amriswil
Nordstrasse 22
8580 Amriswil
Telefon 071 411 88 71
E-Mail jmsa@schuleamriswil.ch

Shkolla e notit e Amriswil-it

Shkolla e notit ofron në pishinën e Amriswil-it kurse notimi për fëmijë dhe të rritur. www.schwimmschule-amriswil.ch

Next