Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Shoqata e mbrojtjes së kafshëve
Shtëpia e vjetër e priftit
Last

Shoqata e mbrojtjes së kafshëve

Për kafshë në emergjencë angazhohet Shoqata e mbrojtjes së kafshëve në Amriswil dhe rrethinat .

Shoqata e qarkullimit

Shoqata e qarkullimit bën reklame për Amriswil-in, kujdeset për bankat e pushimit dhe organizon aktivitete si festa federale ose pija e fundvitit "Silvesterapéro".

www.verkehrsverein-amriswil.ch

Shoqata industriale në Amriswil

Shoqata industriale (IVA) angazhohet për mbrojtjen e interesave të industrisë, bizneseve tregtare, bankave dhe anëtarëve të tjerë të dhomës Thurgaujane të tregtisë nga Amriswil-i dhe rrethinat. Në vitin 2011 shoqata industriale festoi 100-vjetorin e ekzistencës.

Shoqata të huaja

Në listën e shoqatave nën www.amriswil.chju gjeni rreth 200 shoqata, ndër to edhe klube të huaja, si për shembull shoqata greke ose shoqata kulturore arameaze .

Shtëpia Bohlenständer
Shtëpia Bohlenständer

Ndërtesa me tre pjesë është një dëshmitare e të kaluarës, në këtë lloj ajo nuk mund të gjendet askund në Thurgau. Në ndërtimin nga shekulli i 16-të gjendet sot një ekspozitë, e cila i dedikohet jetës së fermerëve të vegjël të Thurgau-t para industrializimit. Në plevicë zhvillohen ekspozita që ndërrohen dhe aktivitete kulturore. Oraret e hapjes: Të dielën e parë në muaj, ora 14 deri 17. Muzetë

Shtëpia e fëmijëve pleshti Floh

Shtëpia e fëmijëve pleshti Floh" është një kopsht ditor fëmijësh i njohur nga Lidhja Zvicerane e Çerdheve. Në rrugën "Biberacherweg" nr 2 pranohen fëmijë nga mosha dhjetë javë deri në ditëlindjen e tetë. www.kinderhausfloh.ch

Shtëpia e Qytetit

Zyrat e administratës së qytetit gjenden në rrugën Arbonerstrasse" nr. 2. Shtëpia e Qytetit u ndërtua në vitin 1930/32 nga Friedrich Hess . Krahas Shtëpisë së Qytetit qëndron "Muni" i Amriswil-it – një plastikë prej bronzi e skulptorit frauenfelderan Otto Schilt.

Shtëpia e vjetër e priftit

Është ndërtesa më e bukur me breza druri dhe një simbol i vërtetë i Amriswil-it. Shtëpia e vjetër e priftit u ndërtua në vitin 1672 nga një mjek nga Mannheim-i dhe në vitin 1710 u ble nga komuniteti i kishës. Deri në vitin 1975 shërbente shtëpia në rrugën "Bahnhofstrasse" si shtëpi e priftit.

Next