Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Sport
Televizori kabllor
Last

Sport
Sport

Futboll, hendboll dhe volejboll janë llojet e sporteve më të pëlqyera të shoqatave në Amriswil. Kontakte: Futboll: FC Amriswil (www.fcamriswil.ch)

Hendboll: HC Amriswil

Volejboll: Volley Amriswil (www.volleyamriswil.ch) dhe SSC Audax (www.sscaudax.ch). Lloje të tjera sporti dhe shoqata të tjera sporti gjenden në listën e shoqatave nën www.amriswil.ch .

Sporteli Online-Schalter

Nën www.amriswil.ch ju gjeni të gjitha informacionet e rëndësishme rreth administratës së qytetit. Nën sportelin "Online-Schalter" ju mund të shkarkoni formularë dhe rregullore.

Stacioni i trenit

Qyteti i Amriswil-it disponon dy stacione treni: stacionin e Intercity-it" në Amriswil dhe stacionin "Oberaach". Në "Oberaach" ndalojnë vetëm trena regjionalë. www.sbb.ch

Strehë për pleqtë

Banimi në pleqëri

Strehime

Hotele

T

Taksat

Zyra e taksave, Tatimi në burim

Taksi

Taksi qyteti

Taksi qyteti

Taksia e qytetit i çon pasagjerët nga ora 5.30 e mëngjesit deri në orën 1 të natës me ulje çmimi nga A në B brenda gjithë zonës së komunës. Pasagjerët e taksisë paguajnë vetëm një pjesë të udhëtimit ndërsa ngritja e çmimit mbartet ngaqyteti i Amriswil-it. Të premte dhe të shtunën shërbimi i taksisë së qytetit është 24 orë në punë. Telefon 0844 411 411

Tatim në burim

Nënshtetas të huaj pa lejë qëndrimi të përhershme nga policia për të huajt, (Leja C), të cilët qëndrojnë në kantonin Thurgau dhe janë të punësuar atje, i nënshtrohen tatimit në burim. Për rikthim mund të bëhet kërkesë deri në fund të marsit dhe në bazë të dokumenteve përkatëse. Zyra e taksave

Televizori

Televizori kabllor, Billag

Televizori kabllor

Televizori kabllor i Regio Energie Amriswil (REA) furnizon rreth 3'800 kliente dhe klientë me sinjale radioje dhe televizori për 24 orë në ditë. "Billag"

Next