Vendi i kontrollimit të arkave të sigurimit shëndetësor
Të gjithë personat me vendbanim në Zvicër janë të detyruar, brenda tre muajsh pas hyrjes ose lindjes në Zvicër, të sigurohen për shërbimin në rast sëmundjeje. Vendi i kontrollimit të arkave të sigurimit shëndetësor të administratës së qytetit i është bashkangjitur shërbimit të sigurimit social. Ai përpunon raste të të siguruarve me mospagime të primeve dhe me ndalime të pagesave dhe është vendi ku shkojnë ata që kanë të drejtën e tërheqjes së primeve me çmime të ulura. Kontakti: 071 414 12 14/15, sozialversicherungsdienste @amriswil.ch
Vendi për heqjen e mbeturinave
Qelq, pet, llamarinë e bardhë, alumin, vaje, bateri, veshje dhe këpucë, karton, hekur i vjetër, steropor, kufoma kafshësh dhe mbeturina nga ndërtimet ju i hiqni në oborrin e komunales në rrugën "St. Gallerstrasse" nr. 11a. Letra e vjetër hiqet sipas kalendarit të mbeturinave. Shih fletëshpjegimin «kalendari i mbeturinave». Mbeturinat, Qendra regjionale për pranim RAZ
Të hënë:
Ora 13.30 deri 18.30
Të martë deri të premte:
Ora 13.30 deri 16.45
Vendi për integrimin
Vinjeta
Vinjeta për autostradën
Për udhëtimin në autostradë nevojitet një vinjetë për autostradën. Vinjeta është e vlefshme përkatësisht deri në fund të janarit. Vendet e shitjes: Sportelet e postës dhe pikat e karburantit.
Volejboll
Amriswil-i mbahet si një kështjellë e lartë e volejbollit në Zvicër. Volley Amriswil" morri tanimë tre tituj kampioni zviceranë dhe tre fitore kupe për meshkuj. Klubi luan rregullisht në kupat e Evropës. Lojërat në fushën e vendit të "NLA"-skuadrat e meshkujve zhvillohen në sallën e sportit "Tellenfeld". www.volleyamriswil.ch Impianti sportiv "Tellenfeld", Shkolla e talenteve "Swiss Volley Talent School"
Volejboll plazhi
Në fushën e sportit Tellenfeld" ka në dispozicion katër fusha publike volejbolli plazhi. Impinati sportiv "Tellenfeld"