Stadt Amriswil

Share
Facebook
Twitter
Google
Në formë për në kopshtin e fëmijëve
Ofiçina e biçikletave
Last

Në formë për në kopshtin e fëmijëve

Kjo ofertë drejtohet tek prindërit dhe fëmijët e tyre, të cilët në gushtin që vjen hyjnë në kopsht dhe nuk janë njoftuar ende në grupin e lojës . Një person i specializuar përkujdeset për fëmijët një deri dy herë në javë gjatë një deri dy orësh. Gjatë të luajturit, të dëgjuarit të historive ose sajimit të vegjlit parapërgatiten për kopshtin e fëmijëve. Për më tepër prindërit njohin ofertat më të rëndësishme për fëmijët e tyre dhe për veten e tyre dhe mësojnë më tepër për sistemin arsimor të Zvicrës.

Nikolaus

Samichlaus

Noteria

Hipoteka dhe Noteria e Amriswil-it

Notoj

Pishina e Amriswil-it
Shkolla e notit e Amriswil-it
Plazhi për banjë i Amriswil-it
Regionale Traglufthalle beim Seebad Romanshorn

Numra për raste emergjente

Policia 117, zjarrfikësja 118, shërbimi i shpëtimit, 144, Rega (helikopteri i shpëtimit) 1414, mjeku i emergjencës 0900 000 327

O

Oberaach

Rajoni në perëndim të Amriswil-it bën pjesë që në vitin 1979 në komunën politike të Amriswil-it.

Objekte me qira

Qyteti jep me qira hapësira të ndryshme për aktivitete private ose publike: Forumi për kulturën në Amriswil, salla "Pentorama" dhe salla "Schützenstube"impiantin regjional të qitjes "Almensberg RSA", në impiantin sportiv "Tellenfeld", sallën e sportit "Oberfeld" si dhe sheshin e tregut "Marktplatz".

Oborri i komunales

Punonjësit e oborrit të komunales janë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve, për shërbimin e dimrit dhe për mirëmbajtjen e impianteve të parqeve, atyre të gjelbra dhe impianteve sportive. Vendi për heqjen e mbeturinave

Ofiçina e biçikletave

Organizata bamirëse e kishës evangjeliste në Zvicër (HEKS) riparon në rrugën "Weinfelderstrasse" nr. 15 biçikleta me kondita të favorshme. Përveç kësaj atje shiten okazione me çmime të arsyeshme. "HEKS tg job" mbledh dhe riparon përveç kësaj biçikleta të hequra mënjanë dhe i parapërgatit ato për dërgimin në Afrikë. www.hekstgjob.ch

Next